Rama jep lajmin e mirë për pensionistët: Do të marrin më shumë lek se normalisht…

Shpërndaje

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se pensionistët do të marrin më shumë para se zakonisht. Sipas Ramës brenda datës 21 pensionistët do të marrin më shumë para në kuadër të ndihmave për të kaluar situatën e krijuar nga CoVid-19.

“Pensionistët brenda datës 21 do të marrin një pension më të lartë se ai që kishin. Tani më falni, kur shfaqen pensionistë në imagjinatën tuaj që shkruani për pensionistët dhe as nuk jeni pensionit as keni ndonjë pensionit në hall? Cfarë mendoni ju, çfarë ka ndryshuar përveç vuajtjes që duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Apo mendoni se pensionistët në këtë fazë do të hanë më shumë si ç hani ju që jeni tek ai grupi që thash, rri gjithë ditën në shpi se nuk shkon dot as në kafe dhe kujton kafene facebookun tim këtu apo kujton kafene të gjitha ato rrjete ku hedh të gjithë batërdinë e padijes.” tha Rama.

Shpërndaje