Rama jep lajmin e mirë: 5191 paga lufte dhe ato që janë larguar nga puna…

Shpërndaje

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë në Facebook. Kreu i qeverisë njoftoi se qeveria ka vendosur të ndihmojë sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtareve të cilët e nisën me shumë vonesë punën e tyre në muajin qershor.

Konkretisht, Rama shkruan në facebook se  5191 paga luftë do të jepen për punonjësit dhe të larguarit nga puna në Qershorin e këtij viti.

Sipas kryeministrit, efektivi financiar prej 134 milion e 966 mijë lekë të reja do të mbulohet nga fondi rezerve I Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

 +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

 Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP

Shpërndaje