Ceremonia e diplomimit të studentëve të mjekësisë këtë të enjte në Pallatin e Kongreseve u shoqërua me incidente mes kryeministrit Edi Rama dhe një të riu të pranishëm. Ky i fundit kundërshtoi Ramën, duke bërtitur në mes të sallës “Rama ik” apo “Duam biletë të arratisemi”.
Kundërpërgjigja e kryeminitrit ishte e mbushur me ironi. Ai kërkoi që studentit në fjalë t’i jepet një recetë dhe të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen, merreni edhe jepini recetën e duhur në kohën e barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër është i kthjellët.”