Kryeministri Edi Rama i është kthyer edhe njëherë Shirokës, dhe projektit për restaurimin e saj.
Me një video që tregon shëtitoren plot, Rama thotë se kjo nuk është në jug të Francës por buzë liqenit të Shkodrës.
“Nuk është në jug të Francës a në veri të Italisë, po buzë liqenit të Shkodrës, në Shirokë
Gur gur bëhet mur, Shqipëria që duam”, shkruan Rama.
Pak ditë më parë kjo zonë e Shkodrës solli një përplasje në distancë mes kreut të qeverisë dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.
Rama tha se Shiroka është lënë harresë, ndërsa nuk vonoi përgjigja e Ademit e cila akuzoi qeverinë se ka bllokuar buxhetin për zhvillimin e turizmit në Shkodër