Rama e mbyll vendin për Vitin e Ri, ja çfarë masash hyjnë në zbatim nga data 24 Dhjetor

Shpërndaje

Edhe pse rastet në këto ditët e fundit kanë qenë në nivele të qendrueshme, me një trend të lehtë zbritës, qeveria ka vendosur që për festat e Vitit të Ri të ketë shtrëngim të masave kufizuese. Kështu nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar do të ketë një zgjatje të kohës së orës Policore, e cila do të nisë nga ora 20 e 30 e mbrëmjes.

Manastirliu tha se në këto festa është e nevojshme që të festojmë brenda familjes së ngushtë dhe të shmangim udhëtimet e panevojshme. Manastirliu njoftoi edhe për pezullimin e fluturimeve nga Britania e Madhe, pasi së fundi atje është duke u përhapur një mutacion i Covid 19, që thuhet paraprakisht sipas ekspertëve që është disafish më shumë ngjitës.

Pjesë nga fjala e Manastirliut: 

Nga vlerësimi i kryer në baza dinamike, rezulton një incidencë 359 raste për 100 mijë banorë. Situata ka paraqitur një qendrueshmëri sa i takon rasteve, përqindja e shtretërve të zënë është 63% për spitalet Covid, dhe në rang vendi pak më shumë se 20%. Kanë pasur impakt masat që janë marrë derimë tani, por meriton që të vlerësohet në mënyrë dinamike.

Puna në terren po vijon, jemi në gadishmëri të plotë, vijon testimi gjurmimi i rasteve që janë zbuluar, ka nisur testimi i shpejtë dhe në 6 pika në Tiranë, si dhe në të gjitha qytetet e tjera, në spitalet rajonale dhe në shërbimet e urgjencave. Duke qenë se kemi hyrë në periudhën e festave kemi marrë disa vendime:

Kufizime nga ora 20 e 30 deri në 6, duke nisur nga data 24 Dhjetor deri në 4 Janar. Prej datës 5 Janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Kufizimi i aktiviteteve të vareve dhe restoranteve fastfood dhe bareve duke filluar nga ora 20 e 30 deri në 6 të mëngjesit.

Qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme…

Shpërndaje