Kryeministri Edi Rama thotë se Lulzim Basha duhet të ulet në tryezë dhe të diskutojnë për gjëra konkrete.
I pyetur nga gazetaret për tre pikat që Basha propozon për situatën pas tërmetit, Rama i quajti pikat e kreut të opozitës qesharake dhe zhgënjyese.
Kreu i qeverisë mori shembullin e Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se pavarësisht konfliktit të hapur që ka, ai tha se me të diskutuan njësoj sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Rama: Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike të mos bënin propozime si ata propozimet si reforma elektorale ose reforma në drejtësi, por të vinin në tavolinë dhe ti diskutonim gjërat me njërzillëk, pa parti. Nuk po bëjmë garë demokratët dhe socialistët, këtu jemi duke bërë një garë jo me njëri-tjetrin, por në garë me kohën, një garë me tensionin dhe emocionin e rëndë që jetojnë njerëzit dhe një garë më të ardhmen, që të mos humbim mundësin që të ringrihemi më të fortë sec ishim më parë. Kjo nuk bëhet me deklarata në televizor dhe aq më pak të bëhet pastaj duke rimarrë partiturën, diskun e gramafonit të para kësaj ngjarje. Çdo me thënë 500 inxhinierë, nuk e kuptoj, pse jo 600 apo 400? Nuk ka pasur kurrë në Shqipëri më shumë inxhinierë sesa ka sot që merren më këtë punë, të gjithë.
Para se të hyja këto mora mesazh tjetër nga kabineti i kancelares, grupe të tjera. Ajo ka angazhuar përvec grupeve që kanë ardhur edhe shtetet, landet për të çuar grupet e tyre teknike, janë grupet teknike më të mira në botë.
Sa i përket pastaj historisë së oligarkëve unë nuk e di se cilën nga ato që fshihen pas këtij emri duhet të heqim. Duhet të ndalojmë kujdesin kontrollin shëndetësor të shëndetësisë për të rindëruar? Jo. Kësaj i bie hiqja njërit dhe jepja tjetrit.
Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializat e atyre që shyqyr që i ra trupi rehat, aq sa mund ti bjerë një personi që ka atë sëmundje të rëndë në trup? Jo.
Duhet të ndalojmë pagesat për operacionet për instrumentet mjekësore që kemi sot në operacione që e kemi ulur në zero numrin e infeksioneve post operatore që e kishim katastrofike? Jo.
Duhet të ndalojmë rrugën e Arbrit? Në asnjë mënyrë.
Nëse ka ide për sesi mund ti bëjmë këto gjëra jo për propagandë, jo për politike, jo për pushtet atëherë janë të mirëseardhura. Përndryshe janë deklarata që mund të hidhen, por nuk i shpërbëjnë as njerëzve, nuk i shërbejnë as rindërtimit dhe as vetë Lulzim Bashës. Prandaj është mirë të vijë në tryezë.
Në me presidentin e republikës jemi në një konflikt të hapur. Kemi një konflikt institucional ekstrem, kemi një komision të ngritur për ta shkarkuar. Presidenti sot na thërret dhe në ca do bëjmë? Do themi nuk do vijmë? Jo. Ne shkuam dhe kemi diskutuar sikur s’ka ndodhur asgjë. Realisht ajo që ka ndodhur është asgjë në raport me këtë që i ka ndodhur të gjithëve. Këtu kushdo që mund të japë një kontribut është i mirëseardhur dhe ne duhet ta përqafojmë. Kjo është ajo që mendoj unë. Pastaj të bësh kalukime, po shkova atje, ky ma bëri sic ma bëri, kjo mua nuk më intereson. Por këto pika që thoni ju janë qesharake dhe shumë zhgënjyese.