Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje ndaj Policisë së Shtetit e cila ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e ditës së djeshme nga selia e PD.
Në një bashkëbisedim me demokratët pas protestës së 8 janarit, kreu i qeverisë shprehet i bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk janë më të denjë për t’i drejtuar të djathtët, pasi të dy janë të gatshëm të sakrifikojnë demokratët.
“Dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Ky është një shkatërrim që nuk dëmton vetëm PD, si parti por dëmton institucionin demokratik të opozitës. Këta dy personazhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Asnjëri, as tjetri nuk janë zgjedhja ime. Këta të dy janë njëri të ndarë në dy pasqyra. Ngjarja mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe për Shqipërinë. Dy kufoma politike që e kanë marrë peng atë parti. Ishin të gatshëm ta luanin deri në fund lojën e mbrojtjes apo mbajtjes së kështjellës me gjakun e demokratëve. Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz”,-tha Rama.