Radarët e dronët bëjnë kërdinë/ 32 drejtues mjetesh në pranga, hiqen 180 patenta…

Shpërndaje

32 drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga gjatë fundjavës. Ata janë kapur nga dronët, radarët, kamerat e vendosura në automjete duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Po ashtu, policët rrugorë pezulluan 180 patenta, nga të cilat 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur edhe 3.682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera, si më poshtë:

1.759 masa administrative për parakalime të gabuara;

1.199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;

370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë;

199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit;

114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

41 masa për shkelje të semaforit;

5.125 masa për shkelje të semaforit.

Shpërndaje