Qeveria planifikon rritje të çmimit të energjisë/ Qytetarët shkodranë nuk bien dakord me këtë skemë të qeverisë…

Shpërndaje

Qeveria është duke përfunduar studimin për të ristrukturuar faturimin e konsumatorëve familjarë që harxhojnë më shumë energji elektrike. Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, tha një ditë më parë se pjesa më e madhe e familjeve harxhojnë nën 700 kilovat dhe nuk u ndryshon çmimi i energjisë.

Ndërkohë për familjet që harxhojnë më shumë tha se kanë kapacitete të instaluara energjetike dhe për këtë arsye do të trajtohen me progresivitet. Ndërkohe të pyetur nga Rtsh Shkodra qytetarët shkodranë nuk bien dakord me këtë skemë të qeverisë, pasi kjo e fundit duhet të luajë rol rregullator dhe të mbeshtesë qytetarët dhe jo të rrisë çmimin .

Një faturë dritash deri në 700 kilovat me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat orë, së bashku me TVSH kushton 8000 mijë lekë të reja. Ndërkohë, ndryshimet e reja, një familje që do të konsumojë 100 kilovat orë mbi fashën do paguajnë 2700 lekë më shumë për energjinë, bashkë me TVSH-në 540 lekë, totali i shtesës në faturën e dritave do të jetë 3240 lekë, e rrumbullakosur fatura mujore shkon 11 240 lekë.

Shpërndaje