Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukiu, ka bërë me dije se në muajin shtator, pensionistëve do u jepet bonus 5 mijë lekë, që është pjesë e këstit të dytë të taksës së jashtëzakonshme nga prodhuesit e energjisë.
Deklaratën, Balluku e bëri gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët e Dibrës, ku tha gjithashtu, se në politikën dhe programin e qeverisë Rama, është kujdesja ndaj pensionistëve.
“4.1 mld lekë të mbledhura gjatë marsit nga taksa e jashtëzakonshme e qeverisë, do u shpërndahet pensionistëve në formën e bonuseve me 5 mijë lekë.
Do merrni këstin e dytë të kësaj taske, e ndarë në dy pjesë për 6 mukjorin e parë në fund të marsit, dhe më pas në shtator. Në shtator do merrni dhe një 5 mijë lekësh shtesë.
Është në politikën tonë, programin tonë, të kujdesemi për ju”, tha Balluku teksa u shpreh se në fund të muajit shtator të 2023-shit, do të ketë indeksim të ri të pensionit.
“Duke qenë se kemi bërë një program për rritjen e pagave të administratës e cila do arrijë në 900 euro në këto 2 vite, por nga ana tjetër pa lënë pensionistët mënjanë.
Ne kemi indeksuar pensionin me 9.5 % vitin e kaluar.
Do ketë indeksim të ri të pensionit në fund të muajit shtator të 2023-shit, në bazë të inflacionit që do ketë viti në vazhdim.
Në fillim të vitit të kaluar deklaruam se të ardhurat e shtuara nga prodhimi i energjisë për disa subjekte private që fituan, për shkak të luftës, më shumë, do i jepeshin pensionistët”, shtoi ajo.