“Qeveria do të ketë frikë nga populli”, Meta paralajmëron nga Shkodra, zbulon mesazhin e të moshuarit që ishte në manifestim

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta takon një të moshuar nga fshati Postribë i Shkodrës, i cili ishte pjesë e manifestimit të 2 marsit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit zbulon një pjesë të bisedës me të moshuarin Smajl Plangaj, i cili po shkon drejt të 90-ave, i cili ndër të tjera i ka thënë se ka për detyrë të dojë Atdheun dhe nuk duhet të presin derisa ta shkatërrojnë atë për t’u ngritur.

“Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë.

“E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, “dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar”. Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.
Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria! 🇦🇱

Shpërndaje