Qeset plastike, Prefektja e Qarkut Shkoder mbledh Task-Forcën…

Shpërndaje

Në përshtatje me urdhrin e Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importit ose futjes në territor të qeseve plastike të degradueshme, organizova një takim me përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut dhe strukturave të Policisë Bashkiake në nivel qarku.

Kjo u bë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për Policinë Bashkiake, duke shtuar kompetencat e tyre për verifikimin e përputhshmërisë ligjore në lidhje me përdorimin e qeseve plastike të degradueshme në treg.

Bashkërisht dakordësuam që fushata e ndërgjegjësimit në tregje dhe subjekte private brenda territorit tonë qarkut të vazhdojë sistematikisht, për të siguruar që aktivitetet e prodhimit dhe përdorimit të ambalazheve plastike të përputhen plotësisht me legjislacionin aktual.

Institucionet përgjegjëse luajnë një rol kyç në ndalimin e subjekteve që nuk i respektojnë rregullat, duke u angazhuar për të aplikuar gjoba nga 500,000 lekë deri në 1,500,000 lekë, dhe në raste më të rënda, sekuestrimin e mallit që konsiderohet i paligjshëm.

Ruajtja e pastërtisë së territorit, mbrojtja e konkurrencës së ndershme dhe sigurimi i produkteve për konsumatorët duhet të jenë standartet më të larta.

Shpërndaje