Qepa e Drishtit/ Fermerët nisin punën për kultivimin e kësaj kulture për këtë sezon…

Shpërndaje

Fshati i Drishtit  në Njësinë Admintrative Postribë  njihet për kultivimin e qepës. Muaji shkurt përkon edhe me mbjelljen e kësaj kulture dhe banorët e kësaj zone kanë nisur  punimin e tokave.

Isuf Curri thotë se këtë zezon ka kultivuar rreth dy dynym tokë me qepë.

Fermeri tregon se çmimi ka qenë i mirë sezonin që kaloi dhe të gjithë prodhimin  e ka shitur.

Qepa e Drishtit është trashëguar brez pas brezi. Kjo qepë e veçantë zë rreth 35% të sipërfaqeve të mbjella me këtë perime.

Fara e saj sipas të dhënave është mbajtur dhe ruajtur për 200 vite. Së fundmi, specialist të fushës e kanë shpallur si specie të rrezikuar. Gjithçka lidhet me faktin se në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.

Shpërndaje