Një grua ka mbetur e lënduar rëndë pas një sulmi nga një qen rruge në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ”PALORTO”, ku 47-vjeçarja është kafshuar nga qeni në të dy duart.
Sulmi i ka dëmtuar kapilarët e venave të gjakut në të dy gjymtyrët.
Gjëndja shëndetësore e saj është vlerësuar kritike prandaj është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.