Qelloi nga automjeti, policia e Shkodrës identifikon autorin e të shtënave me armë në lagjen Xhabiej…

Shpërndaje

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N. M.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.

Shpërndaje