Shkodra eshte kthyer ne nje vater te nxehte te perhapjes se Covid 19, por ne kete vale pandemie ne kulmin e saj ka qene edhe debati per testet ne Shkoder.
Kryetarja e Bashkise se Shkodres ka bere publik sonte numrin total te testeve qe jane bere ne nivel rrethi ne Shkoder.
E ftuar ne emisionin “Real Story” ajo ka deklaruar se qe nga fillimi i pandemise deri me sot, ne Shkoder jane kryer 168 testime, nderkohe qe te prekur nga Covid ne Shkoder jane 44 persona pothuaj 1/4 e personave te testuar.
Edhe sot janë marrë 17 mostra të reja në qytetin e Shkodrës dhe kryesisht janë infermierë të sallës së operacionit dhe reanimacionit dhe do të merren dhe të tjera, që do të thotë se shqetësimi qëndron. Është e frikshme në nevojën që kemi për të pasur një staf shëndetësor në punë dhe të mbrojtur. Prisja për këtë të shqetësohej zoti Lleshaj. Nuk kam pasur asnjë komunikim. Sot kam pasur një telefonatë me ministren, një telefonatë të gjatë ku kemi shprehur gjithë shqetësimet, qoftë dhe për pikat e nxehta ku duhet vëmendja.
Të gjithë kemi detyrën të bashkëpunojmë dhe bashkëndajmë informacionin. Kryetari i mbrojtjes civile që është prefekti dhe as DSHP nuk e kanë këtë informacion dhe unë kam detyrën ta ngre këtë shqetësim.
Qëndrimi në shtëpi nuk diskutohet fare. Në Shkodër nuk ka ardhur asgjë për mjekët e infermierët, gjithë qarkun, për të gjithë stafin spitalor, as veshje e mjete mbrojtëse. Ia kam shprehur ministres këtë shqetësim” u shpreh Ademi.