Qafë Thore-Bogë, 40 cm borë/ ARRSH: Akset e kalueshme, përdorni  goma dimërore…

Shpërndaje

Shi dhe dëborë në lartësitë mbi 800 metër është situata që po shoqëron qarkun e Shkodrës përgjatë kësaj të marte. Sipas Autoritetit Verior të Rrugëve është punuar pa ndërprerje me 4 mjete në aksin Bogë-Theth dhe po kaq në segmentin Tamarë-Vermosh duke bërë të mundur që rrugët të jenë të kalueshme

Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm duke e shoqëruar me stuhi të forta ku për rreth 2 orë ka qënë thuajse e pamundur të ndërhyhet. Më pas, firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e këtyre akseve ka zbritur në terren duke bërë edhe hapjen e rrugës. Po punohet jo vetëm për pastrimin e bores, por edhe kriposjen e rrugëve. Probleme të tjera nuk raportohen me përjashtim të ndërprerjeve sporadike të energjisë në zonën e Vermoshit. Autoriteti Verior i Rrugëve apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes me shpejtësinë si dhe të përdorin goma dimërore dhe zinxhir nese udhëtojnë në drejtim të Qafë Thores, apo të Vermoshit. Ndërsa rreshjet e shiut që po shoqërojnë qytetin dhe zonën e Nënshkodrës deri në këto momente nuk kanë krijuar problematika.

Shpërndaje