Punonjësit e Bashkisë Shkodër ngelen pa rroga, mungon firma e Prefektit Millja

Shpërndaje

Mungesa e prefektit të Shkodrës Cesk Millja ka lënë pa paga punonjësit e Bashkisë së Shkodrës. Burimet bëjnë më dije se janë 1102 punonjës të administratës së Bashkisë dhe ndërmarrjeve të varësisë të cilët nuk marrin paga që prej muajit Dhjetor.

Burime pranë Bashkisë Shkodër bëjnë më dije se gjithcka tashmë është në dorën e Prefektit të Shkodrës Cesk Millja, i cili ka në tryezë buxhetin e miratuar tashmë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër me 31 Dhjetor të vitit të kaluar.

Burime pranë Prefektures së Shkodrës bëjnë me dije se Prefekti Millja ndodhet prej disa ditësh me pushime në Australi, ku është parë në foto edhe në rrjetet sociale.

Pa hedhur firmën mbi dokumentin e buxhetit të vitit 2020, asnjë lek nuk mund të dalë nga dega e Thesarit duke lënë pa paga në këtë mënyre 1102 punonjësit e Bashkisë së Shkodrës dhe ndërmarrjeve të varësisë, në të cilën janë të përfshirë edhe punonjësit e sistemit parashkollorë, shërbimin zjarrfikës, Bordin e Kullimit e shumë institucione të tjera të varësisë.

Punonjësit tashmë janë në pritje të firmës së shumë pritur për të marrë pagat e muajit Dhjetor kur data shënon 13 Janar dhe pak ditë ato duhet të marrin pagat e muajit të parë të 2020.

Shpërndaje