“Publikohet shkrimi i rrallë i gazetës shkodrane, i pari në shqip: Shqipëria ka shpallur pavarësinë, ja firmëtarët!

Shpërndaje

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 12 majit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës “Deutsche Zeitung” në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image

“Shqipëria ka shpallur pavarësinë e saj dhe nuk e njeh më sovranitetin e padishahut. Gazeta zyrtare “Skodra – Shkodra”, e shkruar sot për herë të parë jo vetëm në turqisht, por edhe në shqip, boton në krye të kolonave të saj një shpallje (deklaratë) të gjatë të Lidhjes dhe të Komitetit. Ajo deklaron që Shqipëria ka pushuar së qeni nën sundimin e Sulltanit.

1589569207

Të gjithë zyrtarët (nëpunësit) turq që nuk janë me kombësi shqiptare do të pushohen nga puna dhe do të duhet të largohen nga vendi; një përjashtim bëhet në favor të atyre që e kanë treguar veten miq të “Skipétars – shqiptarëve”. Populli shqiptar tani duhet t’u bindet vetëm urdhrave të Lidhjes dhe atyre të Pleqve të Fisit (klaneve), të cilët mbesin, deri më tani, ligjvënësit e vetëm.

Kanë nënshkruar: Ali Pasha, Hodo Beu, Preng Bib Doda, myftiu Hafiz efendi, peshkopi Partew dhe Nikolla Xaba në emër të parisë dhe njerëzve. (Kjo listë përbëhet nga myslimanë e të krishterë.)”

Një telegram tjetër që e njëjta gazetë mori nga Shkodra mbrëmjen e 7 majit deklaron:

“Të gjitha trupat e Haxhi Osman Pashës të vendosura në kampin e Koplikut kanë kaluar në anë të Lidhjes. Shqiptarët sekuestruan zyrat (të ardhurat) publike dhe pushuan nga puna punonjësit osmanë. Lidhja u ka ofruar mbrojtje konsullatave. Rendi nuk u shqetësua.”

Shpërndaje