Publikohet fotoja e pacientit me simptoma të rënda në Infektiv, Manastirliu: Nuk është lojë, rrezikohet jeta!

Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga spitali Infektiv, ku një infermiere po i shërben një pacienti me simptoma të rënda.

Manastirliu shkruan se koronavirusi nuk është një lojë, por rrezik për jetën. Ajo ka apeluar sërish për të mbajtur maskën dhe për të respektuar distancimin social.

Mesazhi i Manastirliut:

“SPITALI INFEKTIV

Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

Respekto distancën

Vendose maskën

Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive”, shkruan Manastirliu.

Shpërndaje