Publikohen pamjet/ Ja si u ekzekutua Erigers Mihasi dhe shoku i tij…(+18)

Shpërndaje

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 ka publikuar sot pamjet e atentatit të 13 nëntorit në zonën e Asitrit në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armando Dumani, 26 vjeç.

Në pamje duket automjeti tip “Audi” i bardhë me të cilin lëvizte Mihasi dhe Dumani, ndërsa nga pas afrohet makina e autorëve dhe nga sedilja e pasme qëllohet në një distancë të afërt në pjesën anësore të makinës së viktimave. 13 plumba janë zbrazur vetëm mbi 32-vjeçarin Mihasi.

Ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit.

“Audi” i bardhë, ku udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si ‘Dy rrathët’, ndërsa ora shënonte 19:26 minuta.
Në këtë moment, siç vihet re, në krah të makinës së viktimave vjen makina e autorëve, një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të zezë nga ku autorët fillimisht e qëllojnë makinën e viktimave nga pas dhe më tej i dalin makinës së viktimave në krahun e pasagjerit, ku e qëllojnë sërish me breshëri kallashnikovi.

Krimi ndodh në pak sekonda. Siç vihet re nga pamjet, autorët janë ndihmuar të kryejnë atentatin edhe për faktin që pikërisht në atë moment, korsia ka qenë e lirë.
Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin.

Shpërndaje