Bëhen publike në mënyrë të detajuar shtesat mbi pagat dhe trajtimi me pagë për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, të zjarrfikësve, punonjësve të Gardës.
Rtsh.al, në mënyrë të detajuar publikon edhe shtesat dhe trajtimin me pagë të punonjësve arsimorë dhe jo arsimorë në arsimin parauniversitar, të punonjësve mbështetës dhe të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike, të personelit akademik të institucioneve publike të arsimit të lartë, si dhe të policisë së burgjeve.
Vendimi i marrë për rishikimin rrënjësor të strukturës së pagave në të gjithë piramidën shtetërore dhe të institucioneve të tjera është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe ka të bëjë me kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve, “Për Policinë e Shtetit”, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë”, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të personelit akademik të institucioneve publike të arsimit të lartë”, si dhe “Për Policinë e Burgjeve”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve, për vitin 2023, përballohen nga fondet e kontingjencës, dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.
Paga bazë për gradë për punonjësit e Policisë së Shtetit
Vendimi, që publikohet nga rtsh.al, parashikon që paga bazë për gradë për punonjësit e Policisë së Shtetit përfshin në vlerën e lekësve: Inspektor 61 500; Inspektor i dytë 64 000; Inspektor i parë 67 000; Nënkomisar 75 000; Komisar 82 500; Kryekomisar 93 000; Drejtues 106 000; Drejtues i parë 110 000; Drejtues i lartë 123 000; Drejtues madhor 133 700.
Paga mujore për gradë për punonjësit e gardës
Në vendimin specifikohen edhe pagat mujore për gradë për punonjësit e gardës të cilat të shprehuranë vlerë lekësh janë: Për punonjësit e nivelit madhor Drejtues madhor 133 700; Drejtues i lartë 123 000; Për punonjësit e nivelit të lartë Drejtues i parë 115 000; Drejtues 106 000; Për punonjësit e nivelit të mesëm Kryekomisar 93 000; Komisar 82 500; Nënkomisar 75 000; Për punonjësit e nivelit bazë Inspektor i parë 64 000; Inspektor i dytë 61 500; Inspektor 59 000.
Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin
Niveli bazë Asistent zjarrfikës 46 000 shetsë 7 000; Zjarrfikës 52 500 dhtesë 8 000; Kryezjarrfikës 55 000 shtesë 8 000; Niveli i mesëm Inspektor zjarrfikës 64 200 shtesë 6 000; Kryeinspektor zjarrfikës 74 500 shtesë 6 000; Komisar zjarrfikës 97 500 shtesë 6 000; Niveli i lartë Drejtues zjarrfikës 108 000; Drejtues i parë zjarrfikës 120 000; Niveli madhor Drejtues i lartë zjarrfikës 131 500.
Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar
Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar përfshin drejtor i shkollës së arsimit të mesëm të lartë me mbi 700 nxënës; drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë; drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë; drejtor në institucionet e arsimit special. Paga do të jetë 80 000 lekë.
Drejtor i shkollës së arsimit të mesëm të lartë me 301 deri në 700 nxënës; Drejtor i shkollës së arsimit të mesëm të lartë me deri në 300 nxënës do të paguhen 78 000.
Zëvendësdrejtor i shkollës së arsimit të mesëm të lartë me mbi 700 nxënës përgjegjës i bazës prodhuese; zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë; zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë; zëvendësdrejtor në institucionet e arsimit special do të paguhen 71.000.
Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e personelit akademik, në institucionet publike të arsimit të lartë
Ndërsa Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e personelit akademik, në institucionet publike të arsimit të lartë të shprehura në lekë do të jenë:
Rektor (titullar i institucionit) me titullin “Profesor” 179 400 deri 208 910; Zëvendësrektor me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 169 800 deri 197 600; Zëvendësrektor me gradën shkencore “Doktor (PHD)” 167 520 deri 195 000; Dekan me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 169 800 deri 197 600; Zëvendësdekan me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 155 400 deri 180 960 lekë; Zëvendësdekan nga kategoria “Lektor” 137 040 deri 159 510; Përgjegjës i njësisë bazë me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 159 000 deri 185 120; Përgjegjës i njësisë bazë nga kategoria “Lektorë” 137 040 deri 159 510; Titullar i grupit mësimor/kërkimor me titujt “Profesor” apo “Profesor i asociuar” 159 000 deri 185 120 lekë; Titullar i grupit mësimor/kërkimor nga kategoria “Lektor” 137 040 deri 159 510; Profesor 155 400 deri 180 960; Profesor i asociuar 135 000 deri 157 300; Lektor 116 040 deri 135 005; Asistent-lektor 94 200 deri 109 720 lekë.
Paga bazë mujore për gradë për punonjësit e Policisë së Burgjeve
Aspirant 59 000 lekë; Nëninspektor 61 500; Inspektor 64 000; Kryeinspektor 68 500; Nënkomisar 75 000; Komisar 82 500; Kryekomisar 106 000; Drejtues 123 000; Drejtues i lartë 133 700.