Psiko-ekspozitë me piktura dhe grafikë/ Studentët e vitit të parë të Dep. të Arteve prezantuan punimet në Rektorat…

Shpërndaje

Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë” paraqitën punimet e tyre artistike në psiko-ekspozitën e titulluar “Shpirt” nën kujdesin e pedagogeve Migena Kecaj dhe Erëmirë Jahja.

Pikturat e ekspozuara paraqesin gjendjen e brendshme të emocioneve dhe ndjenjave të artistëve të ardhshëm.

Në ekspozitën e organizuar nga Departamenti i Arteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” ishte i pranishëm edhe rektori Tonin Gjuraj, i cili ndau edhe Çertifikata vlerësimi për pjesëmarrësit e ekspozitës.

Shpërndaje