PSD e Tom Doshit lëkundë pozitat partisë socialiste në Pukë. Dy mocione mosbesimi…

Shpërndaje

Socialdemokratët e Tom Doshit sëbashku me parti të tjera të vogla nisin t’i lëkundin pozitat partisë socialiste në Pukë, e cila duket se nuk po gjen qetesi që pas krizës së fortë që kaloi me zgjedhjet për kryetar të deges, ku kandidati i vetëm në garë Marash Kolaj nuk arriti të marrë mbështetjen e kërkuar, por përkundrazi më shumë vota ishin kundër rikandidimit të tij.

Surpriza e radhës socialistëve u ka ardhur nga aleatët, që në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, që rezultoi të ishte edhe e para për këtë vit, ajo e së martes së 28 Janarit, dërguan në sallë dy mocione mosbesimi. 4 këshilltarë, nga të cilët dy të PSD dhe dy të tjerë të partive aleate të vogla kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak Enver Sulejmanit të PS dhe anetarit Ndue Lalaj i Kristian Demokratëve. Mbledhja u shoqërua me debate mbi interpretimin ligjor të mocionit. Bazuar në ligjin 139 ku përcaktohet votëbesimi i kreut të këshillit, mocioni u vendos të kalonte për interpretim në komsionin e ligjeve, ndërkohe që anëtaret e këshillit miratuan vetem fondin 6% të ndihmëes ekonomike. Në këto kërkesa këshilltarët parashtrojnë edhe arsyet e tyre mbi këto propozime që do të kalojnë për votim në mbledhjen më të afër të këshillit, pasi të shprehen komisionet përkatese lidhur me aspektin ligjor. Për Sulejmanin këto këshilltarë pretendojnë se:

Ka fshehje e shprehjes se prefektures per vendimet e keshillit
Mos venie ne dispozicion e materialeve te kerkuara nga anetaret e keshillit
Mos kryerja e zgjedhjeve per kryetar fshatrash dhe mos zbatimi i rregullores per rendin e dites.

Ndërsa ndaj këshilltarit Lalaj motivacioni është

Mos informim per zhvillimet ne keshillin e qarkut ku ai eshte anetar.
Kjo është krisja e parë e këshillit të ri të dalë pas zgjedhjeve të 30 qershorit që natyrisht lëkund pozitat edhe të kryebashkiakut Gjon Gjonaj, pasi nëse miratohen dy propozimet e të vegjelve, i bie që ai në vazhdim të mos e këtë të lehtë kalimin e rendit të ditës me propozimet që dërgon administrata e tij.

Megjithëse argumentimet e dhëna lidhen drejtëpërdrejtë me këto dy të zgjedhur, Sulejmani dhe Lalaj, me gjasa kjo krisje zanafillën e ka diku tjetër dhe për të majtën është shenja e parë e një stuhie që mund të ketë të tjera pasoja për funksionimin e pushtetit vendor në rrethin e Pukës, ku PS ka nisur mandatin e dytë me Gjon Gjonaj /shkodranews/

Shpërndaje