Një “NON GRATA” që duhet të shkojë para drejtësisë për çdo krim !
E pranoi vetë me zë dhe figurë, se një tjetër shtet partner dhe aleat i Shqipërisë i ka ndaluar hyrjen në kufirin e tij.
Pas aleatit stretegjik të Shqipërisë, SHBA, Sali Berisha nuk mund të shkelë as në Mbretërinë e Bashkuar!
Nëse për “nongrata-n” politike kjo është kthyer në një sjellje normale të shteteve mike ndaj tij, ky vendim i Mbretërisë së Bashkuar, është dëshmi e krimit dhe korrupsionit që ky personazh tashmë i “dalë boje” po tenton ti hedh hi syve të shqiptarëve.
Pretendenti për t’u zgjedhur Kryeministër i shqiptarëve është i padëshirueshëm në 2 prej vendet më të mëdha aleate të kombit shqiptar.
“Lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Në letrën e Sekretarit të Brendshëm të Britanisë së Madhe Berisha akuzohet se i ka përdorur lidhjet me krimin për të avancuar ambiciet e tij politike.” – ky fakt zyrtar, është dëshmi e qartë e krimit shtetëror të kryer nga vetë ai që pretendon të drejtojë shqiptarët.
Ky personazh “Non Grata” edhe për shqiptarët, duhet të jetë para drejtësisë për të dhënë përgjigje për të gjitha krimet dhe fatkeqësitë që i ka sjellë shqiptarëve. Po Shkodrës, djep i kulturës edhe sa vula damkosje i duhen për të marrë kthesën?