Beteja për një mandat të tretë për qeverisjen e vendit, duket se nuk ka vënë në lëvizje vetëm socialistët në qëndër, por edhe ata në Qarkun e Shkodrës.
E gjithë kjo betejë duke se vihet re pas ardhjes së Ilir Beqjas si drejtues politik i qarkut më të madh të veriut.
Pas nisjes së detyrës nga Beqja ka nisur edhe afrimi i socialistëve të vjetër dhe që kanë patur një kontribut të vyer në këtë parti, emra të cilët janë spostuar në vitet e fudnit nga qarqe brenda selisë rozë.
Emërimi i Elson Çelikut në një drejtori të rëndësishme si ajo e Transportit Rrugor të Shkodrës, i cili është një ndër të rinjtë më aktiv në partinë socialiste prej vitesh, e tregon qartë pretendimin për të kërkuar nga shkodranët një numër të konsiderueshëm të mandateve në zgjadhjet parlamentare të 25 prillit.