Protestuan para bashkisë Shkodër për bustin e Lek Dukagjinit, procedohen penalisht 3 organizatorët…

Shpërndaje

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. Sh., 61 vjeç, Gj. M., 63 vjeç dhe N. L., 49 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi kanë organizuar një protestë të paligjshme, në sheshin përpara bashkisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje