Dhjetra banorë të Njësisë Adminsitrative Postribë në Shkodër, mëngjesin e sotëm kanë zhvilluar një tjetër protestë për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm nga një gurore në fshatin Domen.
Banorët bllokuan rrugën para shkollës “Adem Haxhia” , ndërsa kërkuan që shteti të ndërhyjë sa më parë për të zgjidhur këtë problematikë, e cila vijon prej vitesh
Disa muaj më parë bnaorët kanë bërë një padi edhe në SPAK për këtë çështje, por deri më sot nuk kanë marrë përgjigje. Ato paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat e tyre.