Më 29 tetor në orën 17:00 do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Ndryshe nga herët e tjera, kjo do të jetë një protestë e cila do të shtrihet edhe në qytetet e tjera.
Opinion.al mëson se vendet që do të bllokohen nga protestuesit janë; Kthesa e Kamzës, , Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.
Data e protestës u njoftua dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berishë në mbledhjen e kryesisë më 21 tetor, pak orë pas arrestimit të Ilir Metës, aleatit të tij në opozitë.