Protesta e Berishës/ Blindohet kryeministria, 1500 efektivë në terren…

Shpërndaje

Partia Demokratike e Rithemelimit do të zhvillojë këtë të shtunë protestën e paralajmëruar prej tyre, ku do të kërkojën dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të fillojë rreth orës 12:00, ndërsa 1500 efektivë do të jenë në terren për të siguruar mbarvajtjen e tubimit dhe shmangjen e incidenteve. Protestuesit do të mlidhen para kryeministrisë, ndërsa janë marrë masa për mbrojtjene godinës.

Si pasojë e protestës, disa rrugë do të jenë të bllokuara në vend, ku nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

, Duke filluar nga ora 10:00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në: Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Protestës së thirrur prej Sali Berishës do t’i bashkohet edhe Ilir Meta, ndërsa kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria, pasi e akuzojnë kryeministrin për lidhje me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Sipas opozitës, Rama ka korruptuar McGonigal për të sulmuar opozitës.

Shpërndaje