Një vit nga príta màfioze ndaj dy vëllezërve Brahim dhe Astrit Bilali, brenda në banesën e tyre në Shkodër, prokuroria ka mbyllur hetimet, duke dërguar dosjen me tre të pándehur në gjykatë.
Arsen Stojku, sipas akuzës është personi që së bashku dhe me individë të tjerë ende të paidentifikuar, ka shtënë me breshëri aútomatiku, duke vrárë në oborrin e shtëpisë, dy vëllezërit Bilali.
Identifikimi i Stojkut, është kryer gjatë një analize ADN-je, ku është kryer krahasimi i një profile gjenetik të gjetur në një bidon ujë me atë të marrë nga mostra e pështymës së Arsen Stojkut.
Mes personave që janë marrë të pándehur për këtë ngjarje janë dhe Myslim Rama dhe Denis Brahimi nga zona e Vau i Dejës në Shkodër. Ndërkohë Ibrahim Lici, personi të cilin Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim, nuk ka asnjë akuzë për këtë ngjarje të rëndë.
Autori kryesor i kësaj ngjarje të rëndë në Shkodër, i dyshuari Arsen Stojku, në ikje e sipër besohet se është parë nga një banor i zonës, me inicialet S.B, i cili ka treguar në polici të dhëna të vlefshme mbi veprimet që kanë kryer autorët, duke nisur nga makina e perdorur.
Personat që e kishin përdorur në krim, para ngjarjes i ndryshuan ngjyrën nga të bardhë në ngjyrë blu. Ndërsa automjeti që shërbeu për largimin e autorëve të krímìt nga vendi i djegies së makinës, ishte marrë me qira në Vaun e Dejës dhe më konkretisht tek personi Prengë Përdeda. Personi që ka marë me qíra mjetin tip “Golf 4” gjashtë ditë para ngjarjes quhet Denis Brahimi, që më pas ja ka dhënë në përdorim, të arrestuarit Arsen Stojku.
Prokuroria dyshon se pikërtisht në këtë takim është përcaktuar dhe plani se si duhet të ékzèkutoheshin dy vëllezërit Bilali në Shkodër. Në dosjen e prokurorisë thuhet se në datën 30 mars 2019 është shtënë me 21 plumba áutomatiku, në drejtim të vëllezërve Bilali. /Shqiptarja.com/