Prokuroria e Lezhës kërkon sekuestrimin e hotelit të famshëm: Është ndërtuar në zonë të mbrojtur!…

Shpërndaje

Prokuroria e Lezhës ka dhënë vendimin për sekuestron e “hotel Diella”. Sipas njoftimit të prokurorisë hoteli rezulton i ndërtuar në një zonë të mbrojtur.

Bëhet me dije se hotel “Diella”, i cili është frekuentuar edhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, rezulton në pronësi të shtetasit Ndue Pal Loshi.

Vendimi për sekuestrimin është marrë, pasi sipas prokurorisë, objekti rezulton pa leje ndërtimi të rregullt. Gjykata vendosi që leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi toka ku është ndërtuar ky hotel, është tokë shtet dhe në zonë të mbrojtur.

NJOFTIMI:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARE LEZHE

KËRKESË “PËR VENDOSJEN E SEKUESTROS PREVENTIVE”

Në Lezhë, sot me datë 14.11.2022.

Unë Erjon SHEHAJ, Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, pasi studiova aktet e proçedimit penal me nr. 764 të vitit 2017, që bënë fjalë për veprat penale të “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 i Kodit Penal.

K O N S T A T O V A:

Me date 27.09.2017, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se pare Lezhe mbi bazen e referimit nga policia gjyqsore, si dhe mbi bazen e kallzimit te shtetasit Ardian Mlika kane regjistruar procedimin penal nr.764/2017 + 765/2017 + 39/2018 per veprat penale te “Fallsifikim te dokumentave” dhe “Shperdorim te detyres” te parashikuar nga nenet 186 dhe 248 teK.Penal. Ketij procedimi i jane bashkuar dhe materialet referuese te ardhura nga Drejtoria Vendore e policise me shkresat Nr 164 prot date 12.01.2018, Nr .289/1 prot date 30.01.2018, Nr846 prot date 21.02.2019 dhe Nr. 288 prot date 23.01.2018.

Nga hetimi i zhvilluar ne lidhje me kete procedim penal ka rezultuar e provuar se: Punonjes te administrates shteterore kane favorizuar regjistrimin e pasurive te palujtshme per disa shtetas te cilet kane perfituar ne menyre te paligjshme prona shteterore ne zonen bregdetit nepermjet pergatitjes se AMTP-ve shtese dhe te fallsifikuara.

Keto prona shteterore jane regjistruar ne ZVRPP me qellim tjetersimin tyre nepermjet shitjeve te njepasnjeshme, disa prej te cilave fiktive, me qellim humbjen e vemendjes nga perfituesi fillestar i prones. Sasia e pronave qe dyshohet se jane perfituar ne menyre te paligjshme, eshte rreth 200 dynym, prona keto te gjitha ne bregun detit, me vlera te larta per turizmin, bregdeti Kune Vain.

Nder personat qe dyshohet te kene perfituar toke, nepermjet dokumentave te fallsifikuar, me shume se sa u ka takuar ne baze te normes per fryme, referuar ligjit 7501 date 01.08.1991 “Per ndarjen tokes”jane si familja e £esk Paloka, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 13 760 m2, familja e Preng Laskaj, ka poseduar 3 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 27 100 m2, familja e Kol Ndue Nikolli, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 17 366 m2, familja e Preng Luka, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 21 100 m2, familja e Tom Vukaj, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 12 600 m2, Familja e Lek Ndue Zefi, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 18 000 m2.

Tjetersimi i ketyre pronave eshte bere nepermjet regjistrimit te paligjshem te AMTP te fallsifikuara, te cilat nuk sherbejne si tittull pasi pasurite e regjistruara nuk jane te llojit “toke bujqesore” por ne regjistrat perkates te dates 01.08.1991 figurojne prona te llojit “pyll”, “kenete”, “ranishte” , “kullote”, “kanal”, te gjitha prone shtet.

Disa prej pronave te regjistruara ne menyre te paligjshme me ligjit 7501 date 01.08.1991 “Per ndarjen tokes” jane: Pasuria nr. 105/1 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 8500 m2, regjistruar ne emrin e Domenika Ceraj;- Pasuria nr. 105/2 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 12870 m2, regjistruar ne emrin e £esk Palokaj;- Pasuria nr.105/4 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 121766 m2, regjistraur ne emrin e Marjan Luka;- Pasuria nr. 105/6 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 21797 m2, regjistruar ne emrin e Viktor Laskaj;- Pasuria nr.105/3 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 21197 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata);- Pasuria nr. 105/14 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 2000 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata);- Pasuria nr.69/7 ne ZK 3351 e llojit ranishte me siperafqe 1870 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata).

Per sqarimin e rrethanave te dobishme per hetimin eshte pyetur shtetasi Ardian Mlika i cili sqaron se ka lindur ne Lezhe por stergjysherit e tij kane pasur prona bashke me gjysherit dhe baballaret. Keto ndodhen ne fshatin Ishull – Lezhe, ne vendin e qujtur VAIN. Familja Mlika ka gjithsej 2500 dy. Kjo pasuri eshte e vertetuar me te gjithe dokumentat ligjore qe disponon arkiva e shtetit deri ne sot, si dokument trashegimie, dokument si zone e mbrojtur ne vitin 1940, dokumentin “Akt marrveshjen me firmen Italiane po ne vitin 1941, dokumentin e vitit 1945 ku familja “MLIKA” ja ka afruar ish pushtetit per ta perdorur me qira.

Ne vitin 1946 qe eshte shpronesuar toka nga shteti, eshte vertetuar plotesisht se kjo prone i perket familjes MLIKA. Me ardhjen e reformave dhe levizjeve demokratike ne Shqiperi ne vitin 1991, familja MLIKA ka grumbulluar dokumentat per te vertetuar qe kjo prone eshte e tyre. Kjo prone eshte perfshire ne kthimin dhe kompensimin e pronave sipas ligjit 7698, dhe nje pjese e kesaj prone u eshte kthyer. Me vendimin nr 55 dt 15.04.1995 u jane njohur 1000 dy dhe kthyer 208 dy.

Me vendimin nr 132 te Komisionit te Kthimit te Pronave na jane njohur 329 dylym, jane kthyer 2 dylym, te cilet jane kthyer ne zonen qe administrohet nga policia e shtetit, ne vendin e quajtur “Bilanci i Dulaxhit” ku ndodhet dy ndertesa qe ka sherbyer per policine e shtetit dhe akoma nuk u eshte dhene e drejta per ti blere atyre si pronar edhe pse shkresa ka shkuar ne Polici per ti privatizuar nga ana tyre, por jane kthyer sipas ligjit nr 7501 shtetasit Gani Mehmet Kolecaj me dokument te fallsifikuara.

Ky shtetas aktualisht posedon gjithsej 33 dylym, nga prona tyre e trasheguar. Pronat tyre ndodhen ne ZK nr 1896, dhe e gjithe kjo zone kadastrale eshte zone mbrojtur. Ne prefekture ndodhet dosja tyre sipas kerkesave qe ato kane kerkuar. Ankesat jane here qe ne vitin 2010 me Prefekt z. Pal Daci, dhe sipas radhes deri me sot. I pari Prefekt qe ka vepruar per heqjen e prones Gani Kolecaj eshte Pal Dajqi, i cili eshte ankuar ne Gjykate dhe aktualisht ndodhet ne Gjykaten Administrative dhe nuk ka marre forme te prere.

Nder vite nga ana e Prefektit jane marre dhe 3(tre) vendime te tjera nga ana e Prefektit Ndrec Deda , i cili ka kerkuar fshirjen e pronave te dhena mbi bazen e ligjit nr 7501, dhe nukkadijeni perrrugenqe ka ndjekur prefektura per keto vendime. Ne token tyre jane ndertuar objekte si ne zonen ZAJE jane 7- (shtate jndertime pa leje, ne zonen VAIN gjithsej 10 ( dhjete ) ndertime pa leje, si shembull mund te marre, objektin – Diella.

Ne cilesine proves materiale eshte sekuestruar dokumentacioni  qe ndodhet ne dosjen e lejes se ndertimit te dhene ne baze te vendimit n 30, dt 07.04.201, te Keshillit te Rregullimit te Territorit, Qarku Lezhe per ndertimin e objektit “Godine sherbimi 2kt  per sherbim ekoturistik, hotel restorant Diella. Nga keto akte rezulton se  kjo leje ndertimi eshte dhene ne kundershtim me ligjin pasi toka ku eshte ndertuar eshte toke shtet dhe ne zone te mbrojtur.

Nga ana e kallezuesit Ardian Mlika eshte kallezuar se ne pasurine me nr 163/3 nga ana e shtetases Diella Loshi po kryhen punime te ndryshme si mbushje, hedhje te materialeve inerte ne ujrat siperfaqesore te lagunes me qellim per te zgjeruar aktivitetin e saj.

Në këto rrethana, pasuria e paluajtshme me nr 163/11/ND, eshte fituar mbi bazen e nje leje ndertimi te dhene ne menyre te kundraligjshme, pa certifiakte pronesie per truallin ku eshte ndertuar dhe ne zone te mbrojtur. Pasuria me 163/3 toke shtet, po shfrytezohet ne menyre te kundraligjshme nga shtetesja Diella Loshi per te zgjeruar aktivitetine  saj. Duke qene se keto dy pasuri  janë produkt i veprimtarisë kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e vepravë penale për të cilën është regjistruar ky proçedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të Kodit të Proçedurës Penale.

K Ë R K O J

Vendosjen e sekuestros preventive për pasuritë e paluajtshme të poshtëshënuara.

163/11/ND, zona kadastrale nr. 1986, vol, 28, faqe 159, per ndertesen 755 m2, e ndodhur Lezhe , Ishull Lezhe dhe e rregjistruar në emër të shtetasit Ndue Pal Loshi.

163/3, zona kadastrale nr. 1986, pronar shtet.

PROKURORI Erjon SHEHAJ

Shpërndaje