Projekti për tregun e Zdrales/ Tregtarët: Nuk kemi informacion, kërkojmë takim me kryebashkiakun Beci…

Shpërndaje

Lajmin për prishjen e tregut eksiztues të veshjeve në Zdrale tregtarët e kanë mësur nga televizori, teksa u prezantua në praninë e kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë në ambjentet e Bashkisë Shkodër,  projekti për transformimin e Zdrales.

Ato shprehen se nuk janë dakort me këtë vendim dhe se nuk kanë asnjë informacion më të hollësishëm rreth kësaj ndërhyrje .

Tregtarët bëjnë të ditur se prej disa ditësh kanë kërkuar takim me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci,  por deri tani një takim i tillë nuk është realizuar

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Benet Beci morën pjesë disa ditë më parë në prezantimin e projektit për transformimin e zonës historike të Zdrales në Shkodër, që është gjithashtu edhe një prej zonave me aktivitet të lartë tregtar, me rreth 400 njësi.

Shpërndaje