Programi i Ditëve Europiane të Trashëgimisë çeli siparin e tij për këtë vit në Muzeun e Fotografisë “Marubi” me krijimin e dy punëtorive të para të përbërë nga studentë të Arteve në Shkodër dhe nxënës të shkollës artistike “Prenkë Jakova”.
Drejtuesja e njëres prej dy punëtorive, asaj fanzine Tea Çuni thotë se puna e grupit konsiston në përgatitjen e disa botimeve artizanale, të lidhura me ekspozitën e përkohshme “Janaki & Milton Manaki”.Puna e punëtorisë së dytë konsiston në plotësimin e një mozaiku imazhesh historike përmes kubave të vegjël që nënkuptojnë pikselat e fotografisë ndërsa qëllimi i krijimit të tyre është njohja e historisë përmes anës teknike.Kalendari parashikon zhvillimin e disa aktiviteteve në muzeun “Marubi” në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë të cilat do të zgjasin deri më 16 shtator.