Kabir Fishta është 25 vjeçari nga Shkodra i cili ka marrë pjesë në konkursin “Deputeti që duam” dhe ka fitur mes shume të rinjve të cilët ishin pjesë e këtij konkursi.
Fishta është djali më i ri në listën e kandidateve të qarkut Shkodër për PS në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Edhe pse i lindur në Shkodër me 04.10.1995 Kabir Fishta ka kryer studimet në universitetin Les Roches Global Hospitality School, BBA në Zvicër dhe është specializuar po në këtë degë e gjithashtu është njohës shumë i mirë i 4 gjuhëve të huaja si Italisht, Anglisht, Spanjisht dhe Frangjisht.
Fishta ka një CV mjaft të pasur ku ndër të tjera mund të përmendim që nga shtatori i vitit 2020 deri më tani është Koordinator i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në një diskutim ballë për ballë me kryeministrin Rama, Fishta u shpreh se qyteti i Shkodrës duhet të jetë prioritet për qeverinë pasi ky qytet ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të metejshëm. Ndër të tjera shtoi se defekti më i madh në Partinë Socialiste është mungesa e përfaqësimit në parlament nga të rinjtë.