Procedohen penalisht 10 përsona që ushtronin aktivitet të paligjshëm…

Shpërndaje

DVP Shkodër/Masa të shtuara nga Policia, në të gjithë qarkun, për garantimin e një sezoni turistik të sigurtë.

Procedohen penalisht 10 shtetas që ushtronin në kundërshtim me ligjin, aktivitete të ndryshme, në zona shumë të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e DVP Shkodër, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë, janë evidentuar raste të aktivitete të ndryshme që kryheshin në kundërshtim me ligjin. Për këto raste, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko dhe Financiare, kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

N. K., 43 vjeç, L. M., 39 vjeç, S. M., 28 vjeç, K. M., 43 vjeç, P. N., 43 vjeç, M. K., 67 vjeç, J. Gj., 27 vjeç, dhe K. N., 54 vjeç, pasi u konstatuan duke transportuar me mjete lundruese, nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës, vizitorë dhe turistë, pa plotësuar kushtet e nevojshme për sigurinë e tyre, dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti;

R. C., 69 vjeç dhe N. Sh., 63 vjeçe, të dy banues në Velipojë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet (hotelet) e tyre, në Velipojë, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës dhe pa u regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë dhe për çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, të telefonojnë/denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Shpërndaje