Problemet me ujë të pijshëm, kryetarët e fshatrave në Gur të Zi kërkojnë përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit…

Shpërndaje

Njësia Administrative Gur i Zi në Bashkinë e Shkodrës ka rreth tre dekada që përballet me një situatë të vështirë në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm. Stacioni i pompave në fshatrat Gur i Zi dhe Juban nuk punon me kapacitet të plotë, për shkak të amortizimit të rrjetit të ujësjellësit, e për këtë arsye banorëve iu vjen uji në cezma me orar të reduktuar. Ky problem ngrihet nga vetë kryetarët e këtyre dy fshatrave.

Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë që kjo situatë të zgjidhet dhe në vijim të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.

Shpërndaje