Probleme shendetësore për kryetarin e Apelit të Shkodrës, qeveria merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për Fuat Vjerdhën

Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbulojë shpenzimet për kurimin e gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdhës. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, është miratuar një VKM sipas së cilës, përcaktohet një shumë prej 3.000.000 lekësh për kurimin.

Ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

VENDIMI I PLOTE

MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. FUAT VJERDHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Fuat Vjerdha, në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

Shpërndaje