Reshjet e ditëve të fundit, si dhe era e fortë gjatë natës kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Dajçit.
Qindra familje përballen vazhdimisht me ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që ndodh për shkak të amortizimit të rrjetit shpërndarës elektrik, në të cilin nuk është investuar prej rreth 50 vitesh.
Amortizimi i këtij rrjeti në njësinë administrative Dajç është një problematikë e njohur për institucionet përgjegjëse në Shkodër.
Pavarësisht thirrjeve të banorëve për ndërtimin e një rrjeti të ri, shumë familje në fshatra të ndryshëm vazhdojnë të vuajnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike gjatë gjithë vitit.