Probleme me energjinë elektrike/ Banorët e Postribës: Qëndrojmë në errësirë me orë të tëra…

Shpërndaje

Prej disa ditësh, rreth 500 familje të Postribës kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.

 Banorët  thonë se energjia mungon me orare të zgjatura ku, sipas tyre, një ditë më parë zona ka qënë e gjitha në errësirë.

I kontaktuar nga RTSH Shkodra, drejtori i OSHEE Shkodër, Armand Zhuka, tha se është në dijeni të problemit dhe sipas tij, për këtë zonë ka një projekt që pritet të zbatohet shpejt, sa i përket investimit në rrjetin e ri elektrik.

Shkëputjet e energjisë elektrike ndodhin gjatë gjithë kohës, por kryesisht gjatë natës.

Në njësinë administrative të Postribës janë mijëra abonentë që orë të tëra janë të detyruar t’i kalojnë në kushtet e errësirës.

Shpërndaje