Gjuetia e paligjshme, ndotja e liqenit si dhe disa faktorë të tjerë kanë bërë që disa lloje peshqish sot të mos egzistojnë në Liqenin e Shkodrës Një prej tyre është Blini, ky peshk i cili në Evropë rritej vetëm në liqenin më të madh në Ballkan.
Drejtuesi i Organizatës së Menaxhim Peshkimit, Arjan Çinari thotë se po punon në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë për hedhjen e rreth 3 mijë ekzemplarëve në Liqenin e Shkodrës
Në fillimin e viteve ’90, zona ku Blini jetonte filloi të tkurrej gjithnjë e më shumë derisa, para 10 viteve, u arrit në konstatimin se nuk ka mbetur më asnjë ekzemplar peshku i tillë në Liqenin e Shkodrës. Ky shkatërrim i ekosistemit ka ardhur si pasojë e gjuetisë pa kriter, përdorimit të dinamitit dhe në veçanti të korentit.