Prishja e pedonales së molos në Shkodër, reagon deputiti i PS, Benet Beci…

Shpërndaje

Të nderuar miq, siç jeni në dijeni, projekti i bypass-it te Shkodres, sidomos bypass 2, ka problematika të mbartura zgjidhjesh jo optimale teknike prej shumë vitesh.

Jam marrë në mënyrë intensive me këtë cështje që para marrjes së mandatit të deputetit. Pas diskutimeve intensive me qytetare dhe eksperte te Shkodres unë jam i mendimit se bypassi 2 (segmenti që vjen afër shëtitores së molos) nuk është zgjidhje as për trafikun as për përmbytjen, madje krijon një barrierë artificiale mes qytetit e lumit Buna dhe liqenit

Për këtë arsye kemi angazhuar një nga planifikuesit dhe arkitektët më të mirë që kanë punuar në Shqipëri Z.Jesus Hernandez për të hartuar një koncept e projekt dinjitoz për një zgjidhje sa më të përshtatshme funksionale, mjedisore dhe estetike për qytetin. Për këtë arsye, u takova sot me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Z.Dritan Agolli dhe Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Z. Evis Berberi. Megjithëse çështja është mjaft e ndërlikuar nga pikëpamja teknike, ligjore dhe administrative, me vullnetin e mirë të drejtuesve te institucioneve, do të veprohet si më poshtë:
Duke qenë se pavarësisht instruksioneve që kompania ka patur për të mos vijuar punimet dhe ato kane vijuar ; ARRSH ka dërguar sot pranë kompanisë së ndërtimit që po punon në bypass 2 urdhrin taksativ për ndërprerjen e menjëhershme të punimeve

Me Fondin Shqiptar te Zhvillimit do të punojmë për hartimin e një projekti të detajuar për pjesën e hyrjes së Shkodrës. Deri sa të kemi një zgjidhje të plotë, të diskutuar në mënyrë të hapur e të pranueshme për mjedisin dhe hapësirat publike të qytetit; nuk do të ketë më punime të reja në lotin e 2-të të bypass.

Falenderoj qytetarët, aktivistët e grupet mjedisore e të shoqërisë civile për shprehjen e reagimeve të tyre; jam optimist që një projekt të vështirë e të konceptuar gabim mund ta kthejmë në mundësi për një model të ri zhvillimi për qytetin.

Shpërndaje