Prezantohet programi i kodimit në Shkodër/ Ministrja Bilali: Synohet motivimi i të rinjve për të qëndruar në Shqipëri

Shpërndaje

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali bashkë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi prezantuan sot në ambjentet e bibliotekës së Universitetit të Shkodrës , Programin e Kodimit, i njohur ndryshe si kurse profesionale me mbështetje financiare nga qeveria.

Dy ministret kanë ndarë thirrjen e parë për ata që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë.Në fjalën e saj ministrja Edona Bilali tha se programi i kodimit synon motivimin e të rinjve për të qëndruar në Shqipëri dhe nga ana tjetër për gjetjen e alternativave të punësimit me atë cfarë kërkon sot tregu i punës.

Nga ana e saj Ministrja për Rininë Bora Muzhaqi teksa shprehu angazhimin e qeverisë për të vijuar mbështetjen për formimin dhe aftësimin e të rinjve shpjegoi se si do të funksionojë skema e programit të kodimit. Ministrja Muzhaqi shtoi se janë të lira 600 deri në 800 vende pune që janë një mundësi e shkëlqyer për atë të rinj të cilët po kërkojnë një punësim.

Në këtë proces, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit do të jetë zbatuesja nëpërmjet strukturave të saj në bashkëpunim me institucionet e formimit profesional do të ketë një rol të rëndësishëm.

Për ta lehtësuar këtë proces, aplikimi, që do të bëhet në rrugë elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë vitit.Në këtë aktivitet të pranishëm ishin përfaqësues të kompanive të teknologjisë, student të informatikës dhe nxënës të shkollave profesionale të Shkodrës.

Shpërndaje