Prezantohet kandidati i Bindjes/ Partia e Patozit garon në Shkodër me Tonin Uldedajn…

Shpërndaje

Partia e Astrit Patozit Bindja Ddemokratike do të garojë në këto zgjedhje në qarkun Shkodër me kandidatin Tonin Uldedaj.

Gjatë prezantimit, ai tha se iu bashkua partisë si një I djathtë, për të ofruar një alternativë më shumë.

Jam sot para jush si një i djathtë me bindje, një i djathtë me Bindjen. Si kordinator dhe kandidat i Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejsit, por edhe i Pukës e Fushë Arrëzit, për në Kuvendin e Shqipërisë. Kur pranova t’i bashkangjitem Bindjes Demokratike, një force të re politike e qendrës së Djatht, e bana me bindjen e dikujt që ka pa në jetë për një alternativë ma shumë. Kështu dua me kenë edhe për të tjerët: Një alternativë ma shumë.

Kandidati Uldeaj tha se nuk ka një listë pretimesh të rreme për të prezantuar, por ai kërkon mandatin e deputetit për të përfaqsuar qarkun dhe për ta ndarë  atë, me qytetarët e shkodrës

Shpërndaje