Në një ditë jo të zakonshme për shqiptarët, kur vendi ndodhet nën panikun dhe pasojat e rënda të termetit që la pas viktima e deme të shumta, u zgjodh të prezantohej në krye të zyrës arsimore të Shkodres Blediana Osja. Ndonëse këtë ditë ministria e arsimit vendosi ta lërë pushim, duke pezulluar mësimin në të gjitha shkollat, për drejtuesit e drejtorisë arsimore të veriut, prezantimi i Osjes është parë i logjikes të mos shtyhet.
Në fjalen e saj pas marrjes së detyres Blediana Osja u ndal tek mirfunksionimi i zyres vendore arsimore pas ristrukturimit që ka pësuar në çdo bashki të vendit.
Blediana Osja ishte e vetmja kandidate e cila arriti që të kalonte si provimin me shkrim ashtu edhe intervistat për tu emeruar me pas titullare e zyres vendore arsimore në Shkodër./RealitetiPost/