Presidenti Meta përplaset me policinë bashkiake pas kërkesës për lirimin e zyrave të FRD-së…

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta është përplasur ditën e sotme me policinë bashkiake pas kërkesës së Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave të partisë FRD në rrugën Abdi Toptani në Tiranë.

Meta e ka cilësuar bllokimin e zyrave të partisë si “dhunë ndaj forcave opozitare dhe përpjekje për grusht shteti”.

Video të publikuara në media shfaqën mjaft të nervozuar presidentin Meta teksa kërkohej largimi nga ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike të policisë.

Nënkryetari i FRD,  Sali Shehu dhe disa anëtarë të tjerë janë përplasur gjithashtu me policinë.

Shehu tha për Euronews Albania se bllokimi nga policia për të mos u futur në zyra ka nisur mëngjesin e sotëm. 

Pak minuta më vonë, në këto ambiente ka mbërritur edhe presidenti Ilir Meta, i cili pas përplasjeve me Policinë ka mundur të futet në zyra. 

Sipas Metës, shkresa e policisë për lirimin e zyrave nga ana e FRD nuk ka vulë dhe firmë, ndaj dhe presidenti e cilëson këtë episod si dhunë ndaj forcave opozitare dhe përpjekje për të organizuar grusht shteti.

Shpërndaje