Kuqezinjtë tanë do të përballen sot me Moldavinë në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit në një ndeshje shumë të rëndësishme, ku një rezultat pozitiv, përfshirë edhe barazimin i siguron Shqipërisë bileten e pjesëmarrjes në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024. Emocionet e kësaj supersfide do t’i përjetojnë prej së afërmi një numër i madh tifozësh kuqezi, mes të cilëve ka edhe shumë shkodranë.
Fotot në fjalë që na vijnë direkt nga Kishinjev tregojnë një pjesës të tyre, ku ajo që të bie në sy është se mes tyre është edhe presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili shoqërohet nga tifozët tashmë të mirënjohur shkodranë, të cilët ndjekun kudo, Shqipërinë dhe Vllazninë në arenën ndërkombëtare, vëllezërit Taulant dhe Enkeleid Omi, Blerim Mlloja e Zamir Ymeri, që jetojnë në Londër.
Siç bëjnë të ditur ato, përpara ndeshjes ajo janë mikpritur në restorantin e shqiptarit Gjergji Zhora në Moldavi “Sofra-Mangal Cafe”, një arbëresh që familja e tij jeton në Moldavi që 300 vite dhe flet gjuhën shqipe të vjeter në mënyrën më të mirë./veriusport/