Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump rezultojnë pozitivë me COVID-19

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Trump në një postim në rrjetin social Tëitter.  

“Unë dhe Melania rezultuam pozitivë me COVID-19.

Ne do të nisim menjëherë  procesin e karantinës dhe të shërimit. Ne do ta kalojmë së bashkë këtë situatë” shkruan Trump në Twitter.

Nuk është  ende e qartë se si ky zhvillim do të ndikojë për debatin e dytë presidencial, i cili është planifikuar për në 15 Tetor.

Presidenti, i cili testohet rregullisht, javët e fundit ka mbajtur një orar rigoroz të udhëtimit në të gjithë vendin, duke zhvilluar tubime me mijëra njerëz, pavarësisht paralajmërimeve nga profesionistë të shëndetit publik kundër eventeve me turma të mëdha.

Shpërndaje