Presidenti Erdogan pret me një ceremoni zyrtare kryeministrin Rama…

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me një ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjeti zyrtar i kryeministrit Rama u prit nga kalorësit para kompleksit presidencial duke u shoqëruar deri në derën e protokollit.

Presidenti turk priti kryeministrin shqiptar në hyrjen kryesore të kompleksit dhe pas pozicionimit të presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Rama në podiumin ceremonial u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.

Kryeministri Rama ka përshëndetur trupën e nderit, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.

Pas prezantimit të delegacioneve të të dy vendeve, Erdoğan dhe Rama u fotografuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Shqipërisë.

Pas takimit kokë me kokë dhe mes delegacioneve, Erdoğan dhe Rama do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.

Në ceremoninë zyrtare ishin të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mjedisit dhe Turizmit i Turqisë, Murat Kurum, ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Arsimit, Ziya Selçuk, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu.

Shpërndaje