Presidenti Begaj dënon dhunën ndaj gazetarit në Lezhë : Cënimi i fjalës së lirë dhe dhuna ndaj gazetarëve e papranueshme…

Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar mbi gazetari Elvis Hila në Lezhë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit ka kërkuar që të hetohet dhe të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje. Begaj shprehet se cënimi i fjalës së lirë dhe dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në demokraci.

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Teksa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik!”, ka shkruar Begaj.

Gazetari Hila u dhunua bashkë me bashkëshorten e tij nga dy persona në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shpërndaje